14 maji/ Rama në Kukës: Vota për kandidatët e Berishës, nuk është votë as për vetë demokratët

Gjatë takimit elektoral me banorët e Kukësit për zgjedhjet e 14 majit ku rikandidon kreun i kësaj bashkie, Safet Gjici, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vota për opozitën nuk është as votë për vetë demokratët.
Sipas Ramës, opozita e kishte lënë prej kohësh Kukësin në prapambetje duke mos realizuar as ujësjellësin. Ndërsa adresoi akuzat ndaj ish-kryeministri Berisha se merret me njerëzit e familjeve të kandidatëve të mazhorancës.
“E keni parë vjen vërdallë, vetëm shan, merret me njerëz, me gra, me burra sepse kujton se të gjithë janë si puna e atij. Edhe kandidatin e ka sjellë për hall. E ka ndihmuar me ato letrat e Gërdecit. Edhe po të mos e kishte ndihmuar, ata Gërdecin e kanë në kokë.
Kjo është fushata e parë që nuk flas për ujin e pijshëm sepse sot arrijmë të mbulojmë me ujë të pijshëm më shumë banorë se sa mund të mbuloheshin përpara këtij. Në Kukës as nuk e filluan ujësjellësin dhe u morën lekët.
Kush ua mori lekët. PS-ja? Likja ndaj ka shkuar atje se këta vjedhin fort dhe po bashkohem me ta. Vota për ta, nuk është vota për demokratët në përgjithësi sepse unë di që demokratët e duan ujin e pijshëm e duan pa ngjyrë, nëse e duan blu ma thoni. Por jo e duan si socialistët”, u shpreh Rama.’
Kryeministri lëshoi akuza edhe ndaj kreut të Bashkisë së Shkodrës, që drejtohet nga demokrati Bardh Spahia.
Sipas Ramës, Bashkia e Shkodrës ka penguar ndërtimet për ujësjellësit duke mos dhënë lejet përkatëse.
“Nuk ka në Evropë një qytet që të ketë det, liqen dhe që të ketë alpe. Ne duam të ndërtojmë ujësjellës në Shkodër por nuk na japin lejen e ndërtimit.
Pse demokratët që janë në atë zonë nuk duan të pijnë ujë? Po këta ndajnë lekët e demokratëve dhe socialistëve. Çfarë mblidhet nga taksat e ha ujku”, theksoi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




