14 të vdekur pas rrëzimit të avionit në Amazon

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një aksident avioni në Amazonën braziliane të shtunën.
Zyrtarët thanë se të gjithë ata që ishin në bord 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u vranë në aksident.
Sekretari i Sigurisë së Shtetit të Amazonës, Vinicius Almeida tha se informacionet fillestare sugjeronin se avioni u rrëzua pasi doli nga pista gjatë shiut të dendur dhe dukshmërisë së ulët.
“Ekipet tona kanë qenë në terren duke u përgjigjur që nga momenti i rrëzimit për të ofruar mbështetjen e nevojshme,” shkroi guvernatori i Amazonës Wilson Lima në X (ish-Twitter) pas përplasjes.
Barcelos është një destinacion popullor turistik pasi shtrihet afër disa parqeve kombëtare. Shtatori konsiderohet të jetë fillimi i sezonit të pikut të peshkimit në Amazonës. Shteti është veçanërisht i njohur për llojet e tij të ndryshme të peshqve dekorativë./BBC/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




