15 gjoba për mungesën e sigurisë në plazhe, arrestohet administratori i plazhit Vilë Bashtovë

Një ditë pas tragjedisë ku tre pjestarë të së njëjtës familje humbën jetën teksa po laheshin në plazhin Vil Bashtovës, inspektorë të agjencisë kombëtare të bregdetit, shoqëruar edhe nga policia bashkiake kanë zbarkuar në terren. Ata inspektuan vijën bregdetare për verifikimin e kushteve të sigurisë së plazheve që frekuentojnë pushuesit.
Vetëm në plazhin e Durrësit nga ura e Dajlanit deri ne vendin e njohur si Pista Kosova, Task-Forca ka konstatuar 15 subjekte me shkelje.
Subjektet që kanë nën administrim plazhet nuk kanë marë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës dhe nuk kanë pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore de deri ku duhet të notojnë pushuesit.
Nga ana e inspektorëve është lënë detyrë përmbushja e të gjithë kritereve për plotësimin e sigurisë në plazhe, në të kundërt do të vendosën masa administrative deri në bllokim të aktivitetit. Ndërkohë nga ana e policsë është vënë në pranga administratori i pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës.
Hetimet po drejtohen nga prokuroria e Durrësit ndërsa 34 vjeçari Pëllumb Nika, akuzohet se nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




