17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

17 persona janë gjetur të pajetë dhe disa të tjerë të plagosur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raporton BBC. Shumica e atyre që u gjetën të vdekur në tavernën Enyobeni në orët e para të mëngjesit të kësaj të diel ishin të rinj të moshës 18 deri në 20 vjeç.
“Rrethanat e incidentit janë nën hetim, Në këtë fazë nuk duam të bëjmë ndonjë spekulim. Të afërmit e viktimave nuk kanë patur mundësi të shohin trupat”, tha një zëdhënës i policisë.
Ndërkohë një numër madh i punonjësve të shërbimeve të emergjencës ndodhen në vendngjarje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




