18 vjeçarja i dha fund jetës- Policia po heton bashkëshortin, familjarët e tij flasin për bullizim

Një tjetër rast i dhënies fund të jetës me anë të helmimit është është regjistruar brenda një muaji në vend.
Policia po heton Entilo Drajçin, bashkëshortin e viktimës 18 vjeçare, e cila konsumoi fotoksinë dy ditë më parë. Dyshimet janë se shkak mund të jetë bërë marrëdhënia midis çiftit, por ajo që kanë deklaruar 24 vjeçari dhe familjarët para autoriteteve kanë ngritur një tjetër pistë.
Prindërit e djalit, Sajmira dhe Arben Drajci, pohojnë se shkaktaret e ngjarjes janë persona të tjerë dhe jo djali i tyre. Ata pretendojnë se ndaj nuses 18- vjeçare e cila ishte maturante këtë vit, ishin thënë fjale të pavërteta dhe se ajo bullizohej në shkollë.
Familjaret e djalit pretendojnë se nuk kishin vënë re asnjë shkak tek 18- vjeçarja që mund të bënte vetëvrasjen.
Një nga kushërinjtë, Indrit Bytyci, thotë se në momentin që vajza piu fotoksinën i ka çuar burrit mesazh, hajde se piva helmin.
Viktima 18-vjeçare dhe djali 24 vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale dhe vetëm një muaj më parë, ata u martuan. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë djalin, ndërsa atij i është marrë telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




