Një arbitër skocez do të gjykojë ndeshjen Universitatea Craiova-Egnatia

Conference League | 1 orë më parë

Një skuadër arbitrash skocezë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Universitatea Craiova-Egnatia, e vlefshme për javën e tretë të Conference League.

Donald Robertson do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet të enjten në orën 21:00 dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ross Macleod dhe Calum Spence do të jenë asistentët e tij, ndërsa Colin Steven do të jetë gjyqtar i katërt i takimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme