24 vjet nga eksodi, Kukësi mirëpret sërish kosovarët për të kujtuar 1999-tën

Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës rikthehen në Kukës për të përkujtuar eksodin biblik të 1999, ku gjetën mikpritjen bujarinë dhe zemrën e hapur për ta.
Sheshi edhe këtë vit është mbushur plot me qytetarë të Kosovës. Pritja bëhet nga bashkia e Kukësit.
Ndërsa në këtë ditë, qytetarët e Kosovës shoqërohen nga ambasadori, Qemal Minxhozi.
Me 27 mars 99, nisi spastrimi etnik nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe e të parët që kaluan kufirin ishin banorët e Krushës së Madhe duke lënë pas më shumë se 240 të vrarë e masakruar në fshat e qindra të tjerë të plagosur e përdhunuar me të paktën 800 shtëpi të djegura e të shkatërruara.
Eksodi vijoi gjatë gjithë muajit prill. Në Kukës mbërritën rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, një pjesë e tyre me pas u zhvendos në qytetet e tjera të Shqipërisë deri në 13 qershor ’99 kur Kosova u çlirua nga trupat tokësore të NATOS dhe UÇK-së.
Gazetare: Klea Neli
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




