25-50 % rritja e pagave për administratën e kujdesit shëndetësor, për mjekët e familjes rritja në 2024

Politikë | 4 vite më parë

Në bazë të reformës së pagave, përveç rritjes për bluzat e bardha do të ketë një rritje edhe për administratën e kujdesit shëndetësor me 25-50 %.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nga kjo rritje page përfitojnë 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin shëndetësor.

Lidhur me rritjen e pagave për mjekët e familjeve dhe infermierët do të nis nga viti 2024 sipas planit të qeverisë lidhur me reformën e pagave.

“Fokusi ynë për fuqizimin e sistemit shëndetësor ka qenë në mbështetjen e profesionistëve të shëndetësisë. Kemi rritur dhe fuqizuar të gjitha aspektet e punës duke nisur nga investime, rritja e pagave, kemi rritur 63 % mbështetjen për mjekët dhe infermieret nga pikënisja dhe me reformën e rritjes së pagave kemi rritjen me 50 mijë lekë në muaj për mjekët specialist që punon në strukturat tona të spitaleve dhe poliklinikave në të gjithë vendin.

Kemi një rritje me 7 % për mjekët dhe do kemi një rritje për të gjithë punonjësit që punojnë në administratën e kujdesit shëndetësor një rritje prej 25-50 % duke krijuar një hierarki të pagave që reflekton rritjen pagave , një rritje historike. Nuk do ndalim këtu, ne kemi një plan konkret për vijimin e rritjes së pagave për shëndetësisë, do të vijojë edhe për 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët ku do ketë një rritje page të targetuar për ta , përfitojnë 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin shëndetësor ku i shërben motivimit dhe rritjes së dinjitetit të mjekëve tanë. Do të sjellë rritje të cilësisë së shërbimeve”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme