25 milionë euro për Ekonominë Blu, Denaj: Zhvillim të qëndrueshëm sektorit të peshkimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi se , programi për Ekonominë Blu kontribuon duke i ofruar institucioneve dhe sektorit privat mundësi të reja në procesin e anëtarësimit në BE”.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se, Shqipëria garanton 25 milionë euro për Ekonominë Blu, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë detare dhe bregdetare falë marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri – Itali, projektvendimi i të cilit u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
“Ky program përputhet me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës së peshkimit dhe mbështet peshkimin në shkallë të vogël në të gjithë bregdetin shqiptar”.
Ndër të tjera ministrja theksoi se, ky hap do të ndihmojë në nxitjen e punësimit, formalizimin, modernizimin e sektorit, duke rritur konkurrencën dhe zhvillimin e tij të qëndrueshëm.
“Investimi kontribuon në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030, për sigurinë ushqimore, modelet e qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit, dhe ruajtjen e burimeve detare”, shkruan Denaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




