29-vjetori i FRESSH, Balla: PS mbetet partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në 29-vjetorin e krijimit të FRESSH shprehet se Partia Socialiste vijon të mbetet partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve.“Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek PS të vetmen forcë transformuese, që mund të përmbushë aspiratën historike të Shqipërisë Europiane”,tha Balla.
“Me Edi Ramën, Partinë Socialiste & FRESSH Shqipëria sot është më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian” shkruan Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në urim për 29-vjetorin e krijimit të FRESSH.
“15 Janar 1992. Gëzuar ditëlindjen FRESSH! Si sot 29 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, lindi organizata më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinisë Eurosocialiste.
Misioni i FRESSH ishte dhe mbetet integrimi europian i Shqipërisë”, Balla tha se “nuk është aspak e rastësishme që ky orientim i spikatur i të rinjve eurosocialistë shqiptarë, u gdhend edhe në simbolin e parë të FRESSH: një lulëkuqe kuq e zi (simboli i parë i Partisë Socialiste) përkrah 12 yjeve të Bashkimit Europian.
FRESSH nuk ishte dhe nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste. Sot FRESSH është një pjesë e rëndësishme e strukturës së Partisë Socialiste në çdo qytet e fshat të Shqipërisë sonë. Vajza dhe djem freshistë janë çdo ditë të angazhuar në shumë inicijativa rinore e plot nisma sociale për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë apo si vullnetarë të palodhur të Shqipërisë solidare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



