Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

Një elektricist ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër, pasi një shtyllë elektrike u shemb dhe e zuri poshtë.
Viktima është identifikuar si L. Shehu, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, teksa po kryente punën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shembjes së shtyllës elektrike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




