3 maji, gazetarët: Ndonjëherë vetëcensurohemi. Duhet të lobojmë më shumë për një media më të lirë

3 Maj njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. Në kuadër të kësaj dite, figura të medias dhe shtypit që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në Gjirokastër, shprehen se edhe pse liria e medias ka patur një progres viteve të fundit, shpesh gazetarët gjenden përballë sfidave mjaft të vështira.
Gazetarja Kristina Fidhi shprehet se ka presione nga politika dhe një tendecë të vetëcensurimit.
“ Besoj se jetojmë në një periudhë të trazuar në gazetari në atë se si shprehet media. Kemi patjetër kufizime dhe presione të ushtruar nga mjedisi, nga politika. Kemi një tendencë të vetëcensurimit për të siguruar një pozicion më të rehatshëm për punën dhe jetën e përditshme. Ka nevojë të lobohet më shumë për t’i dhënë integritet profesionit dhe për ta lënë gazetarin të lirë”, shprehet Fidhi.
3 Maji është shpallur si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe është gjithashtu edhe një ditë mirenjohjeje për të gjithë gazetarët të cilët janë sulmuar apo kanë humbur jetën teksa ishin në krye të detyrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




