3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit bonusi qiraje për rreth 14 mijë familje

Ekonomi | 6 vite më parë

Gjatë vitit 2020 rreth 14 mijë familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar, janë mbështetur me bonus qiraje nga buxheti i shtetit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj tha sot se, “nga buxheti i shtetit për 2020-n për mbështetje të familjeve me bonus qiraje janë akorduar 3 miliardë lekë”.

“Për të gjitha familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti i shtetit përgjatë vitit 2020 ka alokuar bonusin e qirasë që do të vazhdojë deri ditën kur hyjnë në banesën e re. Në buxhetin për rindërtimin u alokuan 3 miliardë lekë bonus qiraje për 14 mijë familje gjatë vitit 2020”, – theksoi Denaj.

Qeveria shqiptare akordoi një fond të veçantë për qytetarët, të cilët përfituan bonus qiraje për t’u strehuar, pasi tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi ose e bëri të pasigurt banesën e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme