3 vendet vakante në Gjykatën e Lartë, kryetarja e KLGJ: Plotësohen deri në fund të vitit

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami konfirmpi për RTSH se deri në dhjetor do të plotësihen të gjutha vendet bosh të Gjykatës së Lartë. Aktualisht, gjykata ka 16 nga 19 anëtarë, por së shpejti vendet do të plotësohen. Zonja Llagami foli për këtë në emisionin “Pa Censurë”.

“KLGj e ka bërë renditjen e kandidatëve dhe në shtator do t’ia dërgojmë presidentit. Procesi është vonuar, pasi kandidatët kanë të drejtë të kërkojnë rishikimin e procesit të vleresimit në gjykatë. Edhe për vendin e tretë dhe të fundit të mbetur bosh po kryhen procedurat.

Në fund të dhjetorit, që përkon me mbylljen e mandatit si kryetare e KLGJ, besohet se Gjykata e Lartë do t’i ketë plotësuar të gjithë vendet vakant”- u shpreh zonja Llagami, sipas të cilës i gjithë ky proces ishte një sfidë për KLGJ-në, pasi u përball me procese dhe procedura që kryeheshin për herë të parë.

Megjithatë, ajo u shpreh e kënaqur me cilësinë e punës, e cila është konfirmuar në çdo hap nga Gjykata Kushtetuese.

Në Gjykatën e Lartë stoku i çështjeve është mbi 30 mijë dhe siç konfirmoi kryetarja e KLGJ-së aktualisht po evadohen çështje kryesisht penale, shumica e të cilave po rikthehen për gjykim në Apel.

“Mund të themi se gjykata po ecën. Ka çështje prioritare që janë ato të pensionit, familjare apo të marrëdhënieve të punës, ka edhe çështje që vazhdojnë të presin.

Qytetërët kanë të drejtë të gjykohen brenda një afati të arsyeshëm, por duke marrë parasysh ku ndodhej kjo gjykatë, vetëm me 1 gjyqtar deri tee vite më parë, ka rinisur rivitalizimi i saj oër të evaduar dosjet.

Sipas informacioneve që kam, po gjykohen çështjet 2017-2018, pra kemi aktualisht një moshë çështjesh 4-5 vjeçare.  Me këto ritme mosha e çështjeve do të vijë duke u ulur dhe qytetarët do të presin më pak”, tha zonja Llagami.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme