30 familjeve në Bërdicë u rrezikohen tokat

Sociale | 6 vite më parë

Lumënjtë Drin, Bunë e Kir vijojnë të hërryejnë tokat në disa njësi administrative të bashkisë Shkodër. Ky shqetësim që vazhdon prej vitesh, këto ditë është ngritur nga rreth 30 familje në njësinë administrative Bërdicë.

Për shqetësimin në fjalë banorët kanë firmosur edhe një peticion që i është drejtuar bashkisë Shkodër. Nën kryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj thotë për Radio Televizionin Shqiptar se në bashki nuk ka mbërritur asnjë peticion por gjithsesi ky fenomen njihet prej vitesh, e për këtë është vënë në dijeni drejtoia e ujitjes dhe kullimit e cila ka përgjegjësinë përkatëse.

Ministria e Bujqësisë ka dhënë driten jeshile për investime në rast se do të ketë një projekt përkatës.

Janë rreth 1 kilometër në vijë lineare, që nis nga kthesa e Beltojes e deri në Bahcallek që kanë nevojë për barrierë mbrojtëse. Kur jemi në nisje të sezonit të reshjeve, gërryerjet mund të jenë fatale jë vetëm për këta banorë por edhe për lagjet e tjera. Apeli i drejtohet bordit të kullimit i cili duhet të marrë masa përpara se Drini të gërryejë të gjithë tokat bujqësore e të përparojë edhe në rrugën kryesore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme