“3D”/Karamuço: Ndrangheta, organizata më e fortë kriminale

Aktualitet | 3 vite më parë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh  në emisionin ‘3D”,se Ndrangheta është organizata kryesore  e kriminalitetit që shtrihet në të gjithë botën me një buxhet gati 60 miliard dollar në vit.

“Ndrangheta është një organizatë numër një në botë, ka të ardhura që shkojnë gati 60 miliard në vit.  Ndërsa buxheti i ministrisë së Rendit në Itali shkon 25 miliard dollar.

Për shkak të aktivitetit të saj në të gjithë botën, Karamuço u shpreh se, “kjo organizatë shtrihet që nga Paqësori, në Kinës sepse merr fentanilin dhe e çojnë në Ekuador”.

Sipas tij, “kokat” e organizatën ndodhen në Peru dhe nga aty vendoset çmimi i produktit.

“Ndërsa përfaqësuesit e organizatës janë në Peru dhe shqiptarët më të rrezikshëm nuk i kemi në Ekuador por i kemi në Peru.  Janë organizata që caktojnë çmimin .   ndërsa në Ekuador është thjesht rrjeti i shpërndarjes me infrastrukturës”, përfundoi ai.  

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme