52 mijë gra u depistuan për kancer të qafës së mitrës, ISHP: Duhet të forcojmë laboratorin

Sociale | 3 vite më parë

52 mijë gra u depistuan për 5 vitet e para të Programi Kombëtar i Depistimit të kancerit të qafes së mitres ku 6 përqind e tyre kanë rezutluar pozitiv me virusin Human Papiloma Virus me rrisk të lartë.

Rreth 4 përqind e këtij kontigjenti u diagnostikuan në faza të ndryshme të prekancerit.

Por, Alban Ylli thotë se programi ka nevojë të përfshijë më shumë gra të moshës 40-50 vjeç.

“Duhet një mbulesë më e lartë dhe e dyta duhet të sigurojmë që të gjitha gratë që dalin pozitive të vijojnë monitorimin në gjinekologji. Objektivat janë që të arrijmë një numër të lartë grashë ndaj duhet të vazhdojumë të mbështesim laboratorin”, u shpreh Ylli.

Por në laboratorin e ISHP bëhët dyfishi i punës që duhet për shkak të mungesës së automatizimit dhe cilësisë së mostrave që në 2-3 përqind rasteve çalon.

Depistimi i kanceri të qafës së mitrës synon vitin e ardhshëm zgjerimin e moshës deri në 35 vjeç dhe mbështetjen e grave që do të dalin positive edhe me ekzaminime shtesë.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme