60 qendra shëndetësore do rehabilitohen, Manastirliu: Mbështetje për stafet mjekësore

Sociale | 4 vite më parë

Qendra shëndetësore 24 orëshe në Orikum po i nënshtrohet rikonstruksionit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve tha se programi kombëtar i rehabilitimit të qendrave shëndetësore do të vijojë edhe këtë vit.

“Është dejt përfundimit qendra shëndetësore Orikum, një qendër që gjatë vitit ofron shërbim për rreth 5 mijë banorë, po ndërkohë gjatë sezonit turistik 4-5 fishohet numri i qytetarëve, turistëve, pushuesve që marrin shërbim në qendrën shëndetësore 24 orëshe. Edhe për vitin 2023, 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin do të rehabilitohen me kushtet më të mira”,  tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se do të vazhdojë rritja e pagave për stafet mjekësore në të gjithë vendin.

“Vijojmë me rritjen e pagave me 7% pagat për personelin mjekësor në të gjithë vendin. Do të jenë rreth 19 mijë punonjës shëndetësie që do të përfitojnë direkt nga rritja e pagave këtë vit dhe do të vijojmë me fuqizimin e strukturave tona qoftë në kujdesin parësor edhe në atë spitalor“,  nënvizoi Manastirliu.

Pas rehabilitimit të 340 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, edhe këtë vit do të investohet për rikonstruksionin e 60 qendrave të tjera shëndetësore, për t’ju ofruar shërbim dinjitoz qytetarëve dhe kushte më të mira pune për mjekët dhe infermierët.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme