+65 vjeç dhe ende në punë/ Pensionistët e vetpunësuar përjashtohen nga detyrimi për kontribute

Sociale | 3 vite më parë

Numri i pensionistëve që raportohen si të punësuar ka pësuar rritje ne dekadën e fundit.

Me qëllim lehtësimin e kësaj kategorie, qeveria ka vendosur të përjashtoje nga detyrimi për të paguar kontributet shoqërore pensionistet e vetpunësuar. 

“Nevoja për profesioniste por edhe largimi i të rinjve ka bërë që vitet e fundit t’i rikthehen tregut të punës një numër individësh të cilët ndonëse në moshë, shtyhen nga nevoja për më shumë të ardhura por edhe nga nevoja që tregu ka për profesione”. 

Sipas INSTAT Fenomeni është bërë edhe me i dallueshme mes personave të cilët e kanë kaluar praguan e moshës së dalje në pension.

Lulzim Matja ish-punonjës i ndërmarrjes artistike Migjeni edhe pse në moshë nuk e ka ndalur punën për asnjë ditë. Arsyeja kryesore pasioni për profesionin e tij por edhe të ardhurat e pakta.

Për të lehtësuar këtë kategori, Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore”, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke iu hequr detyrimin e pagimit të kontributeve.

Për ekspertin e ekonomisë Erion Mucajn,”ligji ka ende vend për tu përmirësuar”.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë, të cilët përbënin 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç.

Gazetar: Omer Saraçi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme