7 Marsi/ Berisha: Qeveria ka ngritur në kulm injorancën! Mësuesit, “viktimat” më të mëdha në 9 vite qeverisje

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me mësues me rastin e festës së 7 Marsit, ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Rama ka partizuar arsimin dhe ka ngritur në piedestal injorancën.

“Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin”, është shprehur Berisha .

Sipas Berishës, përgjatë 9 viteve të qeverisje, mësuesit kanë qenë “viktimat” më të mëdha të politikave të gabuara të kryeministrit Rama.

“E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këtko 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi”, theksoi Berisha.  

Ndërsa shtoi se “asgjë një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishme dhe serioze se arsimin. Asnjë profesion tjetër, një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishëm përveç se atë të mësuesit”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme