7 ndryshimet në qeveri/ Kryeministri Rama takon Presidentin Begaj

Politikë | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë (2 mars) në orën 11:00 me Presidentin Bajram Begaj. Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Rugova Dunisha, në takimin e mbajtur te Pallati i Brigadave, Kryeministri Rama i ka propozuar presidentit Begajt 7 ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Do duhet të dekretohen fillimisht 7 shkarkimet dhe ndryshimet e bëra, më pas zëvendësimet në pozicionet përkatëse të ministrave nga ana e Presidentit Bajram Begaj.

“Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama.
Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”
, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Këtij të fundit i duhen 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet të cilët do i paraqiten më pas Parlamentit për të marrë votëbesimin e deputetëve. Në këtë rast duhen 71 vota për të miratuar ndryshimet në qeveri në mënyrë që të nisë punën secili ministër.

Kujtojmë se katër ditë më parë, Kryeministri Rama shpalli një riorganizim të thellë të kabinetit qeveritar, duke prekur disa nga dikasteret më të rëndësishme të ekzekutivit.

Konkretisht, Belinda Balluku u shkarkua nga posti i zv.kryeministres, detyrë e cila iu ngarkua Albana Koçiut.

Ministria e Brendshme

Besfort Lamallari (i cili mbante postin e Ministrit të Drejtësisë) kaloi në krye të këtij dikasteri, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Ministria e Drejtësisë

Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë, duke marrë stafetën nga Besfort Lamallari.

Ministria e Jashtme

Diplomati Ferit Hoxha emërohet në krye të diplomacisë shqiptare, duke zëvendësuar në këtë post Elisa Spiropalin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Enea Karakafi merr drejtimin e këtij institucioni me peshë të madhe ekonomike, pas largimit të Belinda Ballukut.

Ministria e Mbrojtjes

Ermal Nufi emërohet si ministri i ri, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Eriona Ismaili emërohet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Toni Gogun, i cili u zhvendos në Drejtësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme