8% më shumë pasagjerë në Portin e Durrësit, Kumbaro: Gati për të pritur flukset e shtuara të sezonit veror

Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore për të pritur vizitorët, makinat dhe autobusët ne vend.
Referuar katër muajve te parë të viti janë regjistruar 8% më shumë pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Në vazhdim të turit të inspektimeve nëpër pikat kufitare, ditën e sotme ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u ndal në terminalin e pasagjerëve dhe të trageteve shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së këtij qyteti Emirjana Sako dhe drejtori i Autoritetit Portuarl Durrës, Pirro Vëngu.
Ministria Kumbaro bëri një prezantim të shkurtër të aplikacionit TEA, i cili do t’u shërbejë vizitorëve që hyjnë në Shqipëri.
Sipas statistikave në portin e Durrësit hyjnë rreth 200 mijë mjete dhe 500 mijë pasagjerë përgjatë sezonit turistik.
Gazetar: Omer Saraçi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




