8-vjeçari këngë kundër shkollës dhe mësueses, aktivistja: Minoreni i keqpërdorur nga prindërit

Sociale | 3 vite më parë

Një fëmije 8-vjeç është kthyer në një fenomen në TikTok për shkak të një klipi ku i bën “diss” mësueses dhe shkollës, ndërsa teksti i këngës është edhe më i papërshtatshëm ku ndër të tjera thotë “unë në shkollë problematik jam, unë nuk shkoj më në shkollë”.

Për aktivisten Suela Koçibellinj ky minoren është i keq rritur dhe keqpërdorur nga prindërit, pasi klipi dhe kënga është bërë me vendim dhe financim të tyre. Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Koçibellinj tha se talenti i atij fëmije duhet të shprehet në aktivitete e konkurse për moshën e tij dhe se gjëra të tilla negative ndikojnë në psikologjinë e fëmijëve..

“Kur shoh klipin ndjej pështirosje. Në sytë e mi është një minoren i keq rritur, i keq përdorur  nga prindërit. Më vjen keq që e them po një fëmijë 8 vjeç nuk e ka veni marrjen për të  bërë një klip, është e kushtueshme dhe nëse ai ka talent mund të marrë pjesë në konkurse dhe aktivitete të tera për moshën e tij. Përtej kësaj kemi një sjellje prej të rrituri, që nuk i shkon një fëmije dh shtoji pastaj fjalët që ai përdor. Nëse një fëmije 8 vjeç fillon e thotë që unë në shkollë nuk shkoj më, ku do shkojë ky? Kur ai është problematik që në moshën 8 vjeç, është e frikshme të mendsh se çfarë ndodh pas 10 vitesh. Ky fëmijë e ka marrë normat që 6 vjeç dhe kjo është ajo që mendon ky fëmijë dhe kjo është e frikshme”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme