Kreditimi i biznesit në 3-mujorin e parë, ndërtimi dhe industria kryesojnë rritjen e huadhënies

Ekonomi | 5 vite më parë
 

Banka e Shqipërisë bën të ditur se ndërtimi dhe industria kanë udhëhequr rritjen e kredisë për biznesin në tremujorin e parë të vitit 2021, shkruan ATSH.

Norma vjetore e rritjes së kredisë për ndërtimin u rrit me 14% në tremujorin e parë, ndërsa për industrinë rritja arriti në 10%.

Sipas BSH-së bankat kanë kredituar më shumë sektorin prodhues.

Në tërësinë e vet, Banka e Shqipërisë vlerëson se kredia për biznese vijon të ndjekë një trajektore rritëse, e mbështetur nga kreditimi në lekë i bizneseve dhe kredia për investime. Norma vjetore e rritjes gjatë tremujorit të parë ishte 8.2%, rreth 1.1% më e lartë se një tremujor më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme