Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Ekonomi | 6 vite më parë

Një tjetër aeroport në Shqipëri nisi të marri jetë . Të martën është nënshkruar marrëveshja  për fillimin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.  Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se punimet do të nisin brenda 14 muajsh dhe aeroporti do të kushtojë 104 milionë euro.
“Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nisin brenda 14 muajsh, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për  përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit”, tha Balluku.
Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e këtij aeroporti, gjatë ceremonisë të nënshkrimit, tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh.
Ndër të tjera, Pacolli theksoi se do të dëshironte që të shkurtoheshin afatet ligjore, sepse në këtë mënyrë investimi përfundon më herët dhe kostot janë më të pakta. (A.Çejku)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme