Përmbytjet, shpërndahen ushqime për blegtorinë

Ekonomi | 6 vite më parë

Strukturat që po menaxhojnë situatën e krijuar nga reshjet, kanë nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në qarqet që u prekën së fundmi nga përmbytjet. Shpërndarja e ushqimeve për bagtëtitë e imëta në zonat e përmbytura në qarkun e Durrësit u bë pas verifikimit të dëmeve në stalla, kullota dhe bazë ushqimore. Fermerët përfitues ishin nga njësia administrative e Perlatit, Sukth.

Më herët, nga strukturat e Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural jane shpërndarë 36 ton ushqime për kafshët, zonat të qarkut Shkodër, si Ana e Malit, Obot, njësia administrative Goricë dhe Dajc, të cilat u përmbytën nga reshjet e shiut.

Ndersa gjate ketyre diteve te fundit vijon shperndarja e ushqimeve si dhe e suplementeve per bagedite te 20 fermeret e ketyre zonave

Ministria e Bujqësisë ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar prej një muaji duke ofruar mbështetje për të gjithë fermerët që u dëmtuan nga pasojat e reshjeve të shiut. Deri më tani, gjendja shëndetësore e gjësë së gjallë është e mirë dhe shërbimi veterinar monitoron hap pas hapi situatën. Aktualisht është evakuar vetëm një fermë me 300 krerë bagëti te imët drejt një zone të sigurt, deri në tërheqjen e ujërave nga sipërfaqet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme