Covid-19, transporti ajror dhe detar rënie nga 60 deri 75% të pasagjerëve më 2020

Transporti ajror dhe ai detar shënuan rënie të fortë gjatë vitit 2020 për shkak të kufizimeve në lëvizje që krijoi pandemia Covid-19. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 4.277 mijë ton, duke u ulur me 4,0 %, krahasuar me vitin 2019.
Rënie të fortë shënuan edhe udhëtimet e pasagjerëve nga deti. Në vitin 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 379.084 pasagjerë, duke u ulur me 75,9 %, krahasuar me vitin 2019. Rënie me ritme të larta shënoi edhe transporti ajror. Gjatë vitit të kaluar volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.796,8 ton duke u ulur me 24,3 %, krahasuar me vitin 2019. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në vitin 2020 është 1.310.614 pasagjerë duke u ulur me 60,7 %, krahasuar me vitin 2019.
Gjithashtu rënie ka pësuar edhe transporti hekurudhë. Në vitin 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 26.029 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 39,4 %, krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 877,2 mld lekë dhe 49,1 % e tyre u transportua me det.
Mallrat e eksportuara me det zunë 55,6 % të totalit, me rrugë 42,5 % dhe me ajër 0,5. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 1,1 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 1,4 %, krahasuar me vitin 2019. Transporti i mallrave të mallrave dhe pasagjerëve u ndeshën me dobësi edhe gjatë muajit dhjetor për shkak të rikthimit të valës së dytë të pandemisë në Shqipëri dhe në Europë.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Dhjetor 2020 është 358 mijë ton, duke u rritur 0,9 %, krahasuar me Dhjetor 2019. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.750 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 2,6 %, krahasuar me dhjetor 2019.
Në muajin dhjetor 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 180,1 ton, duke u ulur me 27,2 %, në krahasim me dhjetor 2019. Në dhjetor 2020, numri i fluturimeve të kryera është 1.054 duke shënuar një rënie me 54,8 %, në krahasim me Dhjetor 2019.
Në dhjetor 2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 34.424 pasagjerë. Krahasuar me djetor 2019, ky tregues është ulur 56,2 %. Në muajin Dhjetor 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 71,1 % të transportit gjithsej.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




