Ceci: Garancia Sovrane ndihmë për bizneset
Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në datën 30 qershor. Sipas Fatmir Cecit Ekonomist dhe Kryetar i Kontabilistëve të Miratuar dega Korçë, Garancia Sovrane është një mbështetje për të gjitha subjektet, aktiviteti i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19. garancia Sovrane është një marrëveshje midis qeverisë dhe bankave duke ju ofruar bizneseve kredi me interes jo më të lartë se 2.85 %. dhe interesi i kredisë paguhet nga shteti pasi kredimarrësi të ketë paguar principalin.
Për garancinë sovrane mund të aplikojnë të gjitha bizneset të cilat janë mbyllur si pasojë e masave parandaluese të Covid-19. Kjo është një masat e qeverisë për të ndihmuar biznesin e madh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




