Rindërtimi, normalitet dinjitoz për banorët që rikthehen në shtëpitë e reja në zonat e prekura nga tërmeti

Ekonomi | 6 vite më parë

Programi i Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 vijon pa u ndalur në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, për të siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot disa momente me banorët që kanë hyrë në shtëpitë e reja në Shijak, një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. “Mirëmëngjes dhe me jetën që vazhdon për këto familje në një normalitet dinjitoz pas rindërtimit të shtëpive në zonat e prekura nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Në Shijak ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020. Po ashtu, nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve.
400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021.
Po ashtu kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit.
1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë.
897 familje shërbehen me bonus qiraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme