Nga fushat e Rodosit në golin kundër ekipit të idhullit të tij, AEK-u në këmbët e Pilos

Pas City-t i shënoi edhe Real-t, por përsëri AEK-u nuk mori asnjë pikë. Mbrojtësi i majtë i klubit nga Athina, Stavros Pilo ka marrë titujt e parë të gazetave greke, të cilat nxjerrin në pah hovin që ka marrë karriera e tij në këtë fushatë të Champions League.
Karriera futbollistike e një atleti kërkon punë të palodhur dhe shpesh është plot të paritura, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tij.
Në rastin e Stavros Pilos, historia i ngjan një skenari filmi. Nga fushat e Rodosit kaloi në moshat e PAS Janinës ndërsa sot ai me fanellën e AEK-ut veshur ka shënuar gola në Champions ndërsa ka arritur që të fitojë edhe një vend në Kombëtaren Shqiptare.
Ai bëri hapat e parë në futboll duke luajtur në fushat e Rodosit. Deri në moshën 13-14 vjeç, ai luajti ekskluzivisht si sulmues krahu, duke pasur tendenca agresive dhe duke admiruar lojtarë të tillë si Marcelo i Real Madridit dhe më vonë i Olympiaco-s dhe Andreë Robertson ish-lojtar i Liverpool-it.
Sot 25-vjeçari është lojtari i momentit në Greqi. Pas ndeshjes kundër Real-it shqiptari tha: “Në fushë kemi parë dy skuadra, të cilat luftuan si të barabarta. Kundër skuadrave si Real-i duhet të jesh gjithmonë i përqendruar, në mbrojtje, në sulm, gjithçka ka rëndësi. Kemi bërë hapa përpara edhe pse humbëm mund të themi se të tilla takime janë një shans i mirë për të nxjerrë mësime. Ne ecim përpara, jemi një ekip i shkëlqyer dhe do të vazhdojmë ta tregojmë. Ne luftojmë në çdo ndeshje, nuk ka rëndësi se me kë luajmë me Realin apo Comon, ne luftojmë në çdo ndeshje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



