Delvinë/ Ndërmarrja e Ujësjellësit, investime në rrjetin egzistues.

Ekonomi | 6 vite më parë

Ndërmarrja  e  Ujësjellës-Kanalizimeve në Delvinë, ka nisur investimet për ato zona ,që prej vitesh vuanin  furnizimin me ujë të pijshëm.Përfaqësues të këtij initucioni thonë se projektet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimi i depove, do të shtrihet  në  të 17 fshatrat e kësaj bashkie. 

“Duke pasur parasysh edhe situatën egzistuese nga pandemia, qëllimi kryesor ka qenë jo vetëm mirëmbajtia e rrjetit, por edhe përmirësimi i cilësisë së ujit të pijshëm, duke filluar nga pastrimi në burim, dezinfektime herë pas here, sipas rregullave, si edhe klorinimi i ujit të pijshëm në depot egzistuese. Tjetër objektiv yni në këtë peiudhë ka qëne edhe ruajtia e depove dhe burimeve të ujit. Me një investim të ardhur nga Agjensia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, kemi arritur të përfundojmë brenda këtij muaji rrethimin e të gjithë objekteve. Duke qenë në fazën e investimit për ujësjellësin e ri, kemi patur disa probleme në oraret e furnizimit sepse edhe firma për arsye teknike, ka qenë e detyruar të ndërhyjë në burim por ndërprerje nuk ka patur si në qytet ashtu edhe në fshatra” shprehet drejtori i ndërmarrjes Vasil Marga. 

Në bashkinë e Delvinës po vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do t’u sigurojë furnizimin me ujë pa ndërprerje 9 800 banorëve, si dhe modernizimin e sistemeve të ujësjellësit. Punimet përfshijnë investimin në burimin kryesor të furnizimit me ujë, në Vriz, vendosjen e sistemit SCADA, si dhe do të vendosen 1 mijë ujëmatësa.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme