“AgroTime AL”, një klik zgjedh fermën

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministri Bledi Çuçi prezantojnë aplikacioni e ri “AgroTime AL”, një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.
Veç lehtësirave fiskale Mininistria e Bujqësisë dhe Zhvillimuit Rural ka alokuar edhe grande të drejt për drejta për të gjithë ata që investojnë dhe do të investojnë në fushën e agro turizmit. Vetëm në 2 vite e gjysmë janë dhënë rreth 5 milionë euro grande atyre të cilët kanë aplikuar dhe kanë ngritur një sipërmarrje të re në agro- turizëm. Këto politika kanë çuar që sot ne në Shqipëri të kemi rreth 260 ferma apo sipërmarrje agroturistike, ndërkohë që para 5 vitesh numëroheshin me gishta, 3 ose 4 të tilla në gjithë Shqipërinë.
Aplikacioni i agro – turizmit, me një klik cdo qytetar mund të zgjedh fermën ku do të kalosh fundjavën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




