Rritja e pagës minimale, rrit kostot e biznesit

Ekonomi | 6 vite më parë

Rritja e pagës minimale do të ndikojë negativisht në këtë periudhë krize të shkaktuar nga pandemia Covid 19, kryesisht tek bizneset që kanë një force më të madhe puntore. Sipas Fatmir Cecit, Kryetar I Institutit Të Kontabilistëve Të Miratuar Dega Korçë, rritje e pages nga 260 lekë në 300 lekë do të rrisë kostot për të vetëpunësuarit, për biznesin e vogël dhe fasonët por ai shprehet që nga ana sociale do të ketë ndikime positive për të punësuarit të cilët do të kenë të ardhura më të larta.

Rritja e pagës minimale me një vlerë rreth 15.4 % më shumë se paga aktuale do të zbatohet në datën 1 janar të vitit 2021 dhe do të jetë e detyrueshme edhe për sektorin privat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme