Bashkia Gjirokastër investime infrastrukturore në Lunxhëri

Me fonde nga buxheti i saj, bashkia Gjirokastër ka mundur të realizojë disa projekte infrastrukturore, që prej dekadash shqetësonin jetën e përditshme të banorëve të zonave rurale. Në njësinë administrative Lunxhëri, investimet kryesisht janë shtrirë, në sistemimin e segmenteve rrugorë si dhe në pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.
“Janë bërë ndërhyrje në rrugët hyrëse edhe të brendshme të fshatrave. Së fundmi është ndërhyrë në fshatin Karjan në një segment rrugorë që ishte I amortizuar,kjo ju ka ardhur në ndihmë banorëve edhe fermerëve të zonës . Në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve të Pyjeve dhe Kullotave, është bërë i mundur pastrimi I kanaleve kulluese, në fshatin Valare, si dhe në zonën e Aznakut ,një zonë problematike,e cila gjatë ditëve me reshje përmbytej shpesh”, thotë administratori i kësaj njësie , Amarildo Brahoja
Në buxhetin e vitit 2021, bashkia Gjirokastër ka parashikuar mbi 20 milionë lekë , për investime infrastrukturore, për 6 njësitë administrative, Cepo , Lazarat, Picar, Lunxhëri ,Odrie ,Antigone.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




