Anketimi i parë për bizneset në pandemi

Deri në shtator të këtij viti nuk ka pasur asnjë studim, anketë apo vlerësim të gjendjes së biznesi në kushtet e pandemisë. Një projekt i ideuar së fundi nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, ka anketuar më shumë se 500 subjekte në disa nga sektorët kryesorë të ekonomisë për të parë.
Anketimi i sipërmarrjeve të prekura nga kriza ka evidentuar një sërë problematikash për të cilat biznesi është shprehur drejpërdrejt duke nënvizuar edhe politikat e ndjekura deri tani nga qeveria.
Nevojat e bizneseve dhe sidomos rekomandimet që vetë biznesi dhe autorët e anketimit kanë evidentuar janë cilësuar edhe si rekomandime për qeverinë shqiptare për të mbështetur sipërmarrjet e dëmtuara dhe gjetur rrugëzgjidhje për minimizimin e krizës që i ka përfshirë
Anketimi i realizuar me 500 kompanitë e përmendura është plotësim i asaj panorame tashmë eshtë bërë e njohur dhe që kërkon ndërhyrje për një zgjidhje afatgjatë në favor të sipërmarrjes së dëmtuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




