Ministria e Infrastrukturës ,800 mijë euro për godinat arsimore në Gjirokastër

Ekonomi | 6 vite më parë

Ministria e Infrastrukturës do të investoj 800 mijë euro për rehabilitimin e 3 godinave arsimore në Gjirokastër. Ky projekt ,vjen  në kuadër të programit të “Efiçensës së Energjisë” dhe pritet të  mundësojë futjen e sistemit Fotovoltaik në godinat shkollore. Shkollat, “Koto Hoxhi” , “Së Bashku” si dhe godina  e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi” , janë të parat ,që do të përfshihen në këtë projekt .

 Gjatë prezantimit të projektit,kryebashkiaku Flamur Golemi tha se këto projekte do të nisin vitin e ardhshem,duke synuar ofrimin e kushteve bashkëkohore për nxënësit dhe stafet pedagogjik.

“Janë investime të munguara prej vitesh .Investimet e fundit në shkollën ‘’Koto Hoxhi’’ nuk mbahen mend se kur janë kryer për herë të fundit .Ashtu si dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘’Fato Berberi’’.Kjo  Qendër  ,nuk do jetë vetëm për fëmijët e qytetit, por kemi menduar , që në vazhdim të jetë ‘’Shtëpia e Europës’’ . Këto janë investime me shumë vlerë për qytetin, të cilat do t’i sigurojnë kushte shumë të mira fëmijëve që arsimohen në këto shkolla, por edhe për të gjithë ata të rinj që ndjekin kurset në QKF.

Odise Kote ,prefekt i qarkut të Gjirokastrës thotë se projektet e përzgjedhura janë shumë të rëndësishme për sistemin arsimor.Ky projekt i jep një frymëmarrje arsimit në Gjirokastër, ku dihet që Gjirokastra  është ’’ djepi’’  i arsimit dhe kulturës shqiptare.

“Me këtë projekt të ri,  që do të sjellim në këto godina, synojmë uljen e shpenzimit të energjisë elektrike , me instalimin e impiantit Fotovoltaik.Synimi ynë është që ky sistem ,të jetë pjesë në të gjitha godinat ,që  ka në juridiksion bashkia e Gjirokastrës” thotë  Artan Leskoviku, përfaqësues i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Punimet  për zbatimin e këtij projekti do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm .Ky investim do të përfshijë edhe rikonstruksionin e këtyre godinave.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme