Nëntor 2020, tragetet transportuan 2% më shumë mallra se e njëjta periudhë e një viti më parë

Sasia e mallrave që janë transportuar nga tragetet gjatë muajit nëntor 2020, është më e lartë se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit 2019-të.
Statistikat zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, bëjnë me dije se gjatë muajit që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar 80,442 tonë mallra, ose 2% më shumë se sa nëntorin e vitit të kaluar.
Megjithëse kanë kryer vetëm 71 lundrim vajtje – ardhje, ndaj 78 të tilla gjatë një viti më parë, tragetet e linjave Durrës /Ankona(dhe anasjelltas) në muajin që lamë pas, kanë transportuar 6,794 kamionë dhe trajlerë me mallra, thuajse i njëjti numër me ato të transportuara në nëntor 2019-ës.
Numri i udhëtarëve me tragete vazhdon të jetë i ulët për shkak të kufizimeve të ndërmarra nga vendet fqinje si pasojë e pandemisë nga COVID-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




