Produktet ushqimore, 90% ndikim në rritjen e inflacionit

90% e rritjes së inflacionit vjen nga çmimet e ushqimeve, ndërsa mallrat edhe shërbimet e tjera japin një ndikim më të ulët.
Në tetor të këtij viti, inflacioni u rrit drejt nivelit 2%, dhe kjo u diktua nga luhatja e çmimve të ushqimeve dhe sidomos atyre të produkteve bujqësore.
Ndërkohë Banka e Shqipërisë vlerëson se “treguesi i presioneve të huaja inflacioniste tregon një intensitet të dobët të Indeksit të Çmimeve të Huaja, të importuara në ekonominë shqiptare”.
Sipas BSH-së, inflacioni i importuar ka ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e çmimeve në vendin tonë. Por që në kushtet e krizës ekonomike nga pandemia, tregjet janë përballur me kërkesë të dobët që ka frenuar rritjen e çmimeve të konsumit.
Në tremujorin e tretë inflacioni shënoi 1.4%, ose 0.5% më i ulët se niveli në tremujorin paraardhës. Por inflacioni vjetor, gjatë 2020 rezulton lehtësisht më i lartë krahasuar me vitin e kaluar, duke u orjentuar drejt projeksioneve të BSh-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




