BSH: Pasuritë e patundshme mundësi e mirë investimi

Ekonomi | 6 vite më parë

Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori i ndërtimit është në vijimësi në ecuri pozitive kjo për vetë faktin se nuk është prekur nga kufizimet në raport me pandeminë dhe projektet e ndërtimin janë afatgjata që zgjasin në disa vite.

Gjithashtu vëren BSH, pasuritë e patundshme janë një mundësi e mirë investimi në raport me normat e ulëta të interesit që Banka e Shqipërisë ndërmerr dhe reflektohen nga sistemi bankar.

Ndërtimi është prekur nga pandemia dhe ka shënuar një rënie prej 14% në fund të 3 mujorit të tretë, por gjithsesi mbetet një sektor me potenciale zhvillimi veçanërisht në kuadrin e programit e Rindërtimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme