Marrëdhëniet Greqi-Turqi, ministri i Jashtëm Nikos Dendias viziton sot Ankaranë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton sot Ankaranë pavarësisht dyshimeve të shumta në lidhje me procesin e takimeve dypalëshe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sikurse shkruajnë mediat vendase ky është një mision i vështirë në momentin që presidenti turk Erdogan po përpiqet të shtrijë autoritetin dhe ndikimin e tij edhe në shtete të tjera.
“Do ta bëj këtë vizitë sepse nëse presim të plotësohen kushtet, kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha Dendias, i pyetur nga gazetarët.
Në këto kushte Athina zyrtare i ka marrë parasysh të gjithë skenarët dhe kërkesat e Mevlut Cavusoglu që nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, mënyra se si zgjidhen myftinjtë, xhamitë në Greqi e deri tek çështja i ushtarëve turk që u arratisën pas grushtit të shtetit 2016.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




