Greqi, dy alpinistë humbin jetën nga orteku në Malin e Olimpit

Greqi | 6 vite më parë

Një  tragjedi ka ndodhur këtë  të  enjte në  Greqi teksa dy alpinistë  kanë  gjetur vdekjen në malin e famshëm të Olimpit. Alpinistët u goditën nga orteku i dëborës teksa po ngjiteshin me një grup tjetër. Në borë ngecën tre prej tyre, teksa dy tashmë janë të vdekur kurse i treti mundi të shpëtojë, por po punohet për ta nxjerrë nga vendi ku ka ngecur. Mësohet nga mediat greke se dy viktimat e moshës 47 dhe 52 vjeç ishin mjekë në Larisa, por duket e aventura në Olimp i ka marrë jetën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme