Atentat shqiptarit në Athinë, autorët e qëllojnë me dorezë hekuri dhe armë zjarri

Një atentat me armë zjarri i është bërë një shqiptari gjatë natës së kaluar në Athinë të Greqisë.
Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peristeri”, ku shqiptari është qëlluar fillimisht me dorezë hekuri dhe më pas me armë zjarri në këmbë.
Autorët kanë zbritur nga një makinë dhe e kanë qëlluar shqiptarin, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan për shitje makinash. Ky i fundit ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet identiteti apo gjendja e tij shëndetësore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




