Greqia sërish në karantinë
Në Greqi shpallet për herë të dytë karantina në mbarë vendin për shkak të rritjes së shpejtë në numrin e rasteve me koronavirus. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi masat e reja që do të zbatohen në të gjithë vendin. Pasi tha se kanë marrë një vendim për zbatimin e karantinës në mbarë vendin për të dytën herë pas muajit mars, Mitsotakis njoftoi se karantina e përgjithshme do të fillojë në orën 06.00 këtë të shtunë.
Në karantinën që do zgjasë deri më 30 nëntor do të qëndrojnë të hapura çerdhet dhe shkollat fillore, ndërsa arsimi i mesëm i ulët, arsimi i mesëm dhe universitetet do të vazhdojnë online.
Farmacitë dhe marketet që shesin produkte të nevojës themelore do të jenë gjithashtu hapur, ndersa qytetarët mund të dalin nga shtëpitë duke njoftuar me mesazh për arsye të tilla si për punë, shëndetësore, blerje dhe aktivitet sportiv.
Aktualisht në shumë qytete përshirë edhe qytete të mëdha si kryeqyteti Athina dhe Selaniku zbatohet ndalesa e daljes në rrugë në orët e vona të natës, ndërkohë që restorantet dhe kafenetë mund të ofrojnë shërbim me shperndarje.
Në Greqi u regjistruan një ditë më parë mbi 2500 raste të reja, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Në Greqi janë shënuar mbi 46 mijë raste dhe mbi 670 jetë të humbur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




