Greqi, Mitsotakis prezanton masat e reja antikovid

Rritja e numrit të të prekurve nga COVID-19 në Greqi ka detyruar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis të prezantojë masat e reja kufizuese. Ato do të që hyjnë në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit të së martës së 3 nëntorit dhe zgjasin gjatë gjithë muajit. Masat parashikojnë mësim në distancë në universitete, përdorim të detyruar të maskës në çdo ambient, kufizimin e trafikut nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kufizimet parashikojnë që sektori publik e privat të punojë me staf të reduktuar, ndërsa do të mbyllen baret, kafenetë, kinematë, muzetë, teatrot dhe palestrat. Pavarësisht situatës nuk janë të ndaluara udhëtimet jashtë prefekturave, do të vijojë funksionimi i industrisë, shitjes me pakicë dhe shkollave në vend si dhe funksionimi i hoteleve dhe parrukierive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




