Restaurohet në 4K filmi “Kapedani”, Rama: Xhevahiri i artit shqiptar

Kulturë | 2 vite më parë

Filmi “Kapedani” i është nënshtruar restaurimit në 4K duke u futur në arkivën e dixhitalizuar.  Restaurimi dixhital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar restaurimin e këtij filmi si një xhevahir të paprekshëm për mediat.

“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama.

I realizuar në 1972 me regji të  Muharrem Fejzo dhe Feim Hoshafi, filmi do të jepet këtë të martë (24 shtator) në nder të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015).

Premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani”, do mbahet si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF). Filmi do të shfaqet më 24 shtator 2024, ne Kinema Millennium, me titra në anglisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme