“Ylli pa emër”, premierë në Teatrin “Zihni Sako”, komedia romantike e Mihail Sebastian sjell emocione në skenë
Komedia romantike “Ylli pa emër” çeli siparin këtë të premte në teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës. Vepra e autorit Mihail Sebastian u ngjit për herë të parë në skenë nën regjinë e Erion Hinajt, duke sjellë për publikun një histori ku ndërthuren dashuria, rastësia dhe emocionet njerëzore. Pjesa u ngjit në skenë nën interpretimin e aktorëve Aleksandër Kondi, Denada Bixhaku, Lejda Çeli, Kosta Kreci, Halil Hida, Gesjon Selfo dhe artistë të tjerë.
“Duke filluar nga vetja ime si aktore, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, jemi ndier shumë mirë nga energjia që përcolli publiku i Gjirokastrës, nga duartrokitjet dhe, besoj, nga i gjithë emocionimi që ata përjetuan gjatë shfaqjes”, u shpreh aktorja Denada Bixhaku.
“Feedback-et për shfaqjen ishin shumë pozitive. Mendoj se është pritur mirë. Puna që kemi bërë ka qenë e palodhur, por kënaqësia që morëm pas shfaqjes ishte e jashtëzakonshme. Ajo na mbushi me energji dhe emocion për ta vazhduar këtë shfaqje deri në pikën e fundit”, tha aktori Aleksandër Kondi.
“Ajo që kuptuam ishte se ia vlejti ta vinim në skenë të gjithë këtë pjesë, e cila i përshtatet vërtet qytetit të Gjirokastrës, sepse përcjell një mesazh shumë të fortë: edhe pse në provinca të largëta, edhe pse me atë mendësi të tyre, ne përsëri shohim individë, shohim njerëz që ushqejnë ëndrrat e tyre”
Premiera shënoi momentin e parë të takimit të drejtpërdrejtë me artëdashësit Gjirokastrit, reagimi i të cilëve është një nga vlerësimet më të rëndësishme për artistët. Përtej karakterit romantik dhe humorit, vepra përcjell edhe reflektime mbi marrëdhëniet njerëzore dhe zgjedhjet që ndryshojnë rrjedhën e jetës.
“Ajo që kuptuam ishte se ia vlejti ta vinim në skenë të gjithë këtë pjesë, e cila i përshtatet vërtet qytetit të Gjirokastrës, sepse përcjell një mesazh shumë të fortë: edhe pse në provinca të largëta, edhe pse me atë mendësi të tyre, ne përsëri shohim individë, shohim njerëz që ushqejnë ëndrrat e tyre”
E pritur me duartrokitje të shumta nga spektatorët, ‘Ylli pa emër’ do të vijojë të ngjitet në skenë edhe për dy net të tjera, duke u dhënë mundësi më shumë artdashësve të ndjekin këtë komedi romantike.
Gazetare B.Gjyli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




