Rikthehet treni i muzikës Jazz – Festa nisi në tren dhe përfundoi në teatrin ”Migjeni”

Treni i “Swing Marathon” mbërriti sërish në stacionin e Shkodrës pas dy viteve mungesë. Udhëtarë ishin “adhuruesit” e muzikës Jazz që sillnin vitet ’40 – ’50 me veshjet e tyre. “Andrra n’tren” i dedikohet ditës ndërkombëtare të kësaj muzike që në vendin tonë i ka fillesat në vitet ’20 në Shkodër.
“Ishte shumë e bukur, shumë magjike”, tha një nga pjesëmarrëset
“Është një eksperiencë shumë e bukur”, tha një tjetër pjesëmarrëse.
Fotot tradicionale mbi lokomotivë, Banda Frymore e qytetit, Grupimi i Vespave dhe biçikletave dhe parada ishin disa nga detajet e festës, të cilës iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
“Fantastike, është një atmosferë pozitive, e mrekullueshme, organizim i shkëlqyer. Për Shkodrën është shumë e rëndësishme, këto aktivitete dhe kjo energji pozitive”, tha kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Atmosfera vijoi më tej në rrugët e qytetit me performancat e deejay-ve ndërsa si pjesë e dekorit qëndronin makinat dhe objektet retro. Në po të njëjtën kohë u zhvillua edhe spektakli me muzikë jazz në teatrin “Migjeni” duke argëtuar të pranishmit deri në orët e vona të mbrëmjes.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




