Teatri “Bylis”- Nis sezoni 2024, publiku fierak do të shijojë për rreth 7 muaj magjinë e skenës

Në këtë sezon teatror, publiku fierak do të ndjekë 4 premiera dhe 6 shfaqje rivënie në skene të cilat janë vepra të produksioneve teatrore të shpallura fituese të Thirrjes për Aplikim për mbështetje financiare nga Bashkia e Fierit, në kuadër të projektit “Eja në teatër” të Drejtorisë së artit dhe kulturës.
Përzgjedhja e produksioneve fituese është bërë nga Bordi teatror i këtij projekti, me emra të shquar të artit skenik si Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Agim Bajko, Milto Kutali, Adriana Mile, të cilët kualifikuan pozitivisht 11 produksionet teatrore të aplikuesve për financim.
Shfaqja e parë e këtij sezoni “Zbulimi” është ndjekur me interes të madh nga publiku fierak, në një sallë të tej mbushur dhe pas një kohe relativisht të gjate pa shfaqje teatrore.
Ndërkohë regjisori i shfaqjes së parë të këtij sezoni, “Zbulimi”, Salsano Rrapi, shprehet për mediat, se përballja me publikun fierak nuk ishte e lehtë.
“ Shfaqja në thelb ka familjen dhe ajo që i mungon familjes sot është mungesa e komunikimit dhe ky është një mesazh për të gjithë familjet që duhet të komunikojnë, të shprehet, flasin me njeri- tjetrin”, tha rrapi.
Kjo shfaqje do të jetë edhe mbrëmjen e sotme, ndërsa publiku fierak do të shijoje magjinë e artit skenik, çdo javë, deri në fund të muajit tetor.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




