Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, koncerti me një program të larmishëm

Me një program të larmishëm e ndërthurje mes kompozitorëve shqiptarë dhe atyre botëror ka ardhur koncerti i radhës nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.
Dirigjentja Japoneze, Kanako Abe e cila ka dirigjuar në shumë vende të botës ka luajtur për herë të parë në Shqipëri me Orkestrën e RTSH.
Në pjesën e parë ka sjellë muzikë nga kompozitori i njohur Moxart, Uvertura nga Opera Flauti Magjik dhe Simfonia nr.38 në re maxhor ndërsa në pjesën e dytë muzikë nga kompozitori i mirënjohur Feim Ibrahimi.
Pas shumë vitesh rikthehet të performojë me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar pianisti Redi Llupa, i cili ka performuar koncertin nr.2 të kompozitorit të njohur shqiptar, Feim Ibrahimi.
Koncerti ka sjellë emocion te publiku artdashës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




