Rikthehet “La Boheme” në TKOB, katër të rinj rebelë në lirinë dhe pasionin e rinisë

Kulturë | 3 vite më parë

Shfaqja “LA BOHEME” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Parisi i shekullit të 19 rikthehet përmes skenografisë teksa na çon në qytetin e dashurisë së atyre viteve.

Një histori Bohemiane, e 4 të rinjve rebelë që jetojnë në lirinë dhe pasionin e rinisë është historia e “La Boheme”, me Rodolfon dhe Miminë që provojnë dashurinë me shikim të parë, por edhe një fund të papritur.

“Këtë herë do të sjellë një Mimi shumë të brishtë dhe ndryshe nga radhët e tjera, sepse kam punuar shumë mbi këtë personazh. Dua të sjellë një Mimi të freskët dhe shumë të dhimbshme publikut”, tha sopranoja.

“Arturi është një muzikant i cili pikturon, unë vet e kam pasion muzikën. Marcello është një karakter me një shpirt të madhe ashtu si të gjithë personazhet e tjerë”, u shpreh baritoni Artur Vera.

Muzika e bukur e Puccinit do të trokasë në skenën e Teatrit duke nisur nga data 11 prill.

Gazetare: K. Kule

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme